Again large demonstrations converging at Sule Pagoda / City Hall today. Many more police in evidence, plus water cannon truck. pic.twitter.com/5mj6ABo0wh

— Richard Horsey (@rshorsey) February 8, 2021

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Grushti i shtetit në Mianmar: Punonjësit i bashkohen protestave, nis greva mbarëkombëtare

Punëtorët anembanë Mianmarit kanë hyrë në një grevë mbarëkombëtare, ndërsa protestat që bëjnë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe për rivendosjen e demokracisë vazhdojnë për një ditë të tretë.

Mijëra vetë janë mbledhur në Yangon dhe Mandalay, ndërsa topa uji nga ushatarakët u vendosën në kryeqytetin Nay Pyi Taw, njofton BBC.

Kjo vjen një ditë pasi Myanmar shënoi protestën e tijmë të madhe në më shumë se një dekadë.

Ushtria rrëmbeu pushtetin në një grusht shteti pasi pretendoi pa prova se një zgjedhje e hershme ishte mashtruese.

Ajo gjithashtu shpalli një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare në Mianmar, vend ky i i njohur gjithashtu edhe si Burma, dhe pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing.

Liderja, zonja Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak.

'Ne nuk do të punojmë'

Nga e hëna në mëngjes, dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur në Nay Pyi Taw, pasi edhe qytete të tjera raportuan gjithashtu një numër të konsiderueshëm, sipas BBC Burmese.

Protestuesit përfshijnë mësues, avokatë, oficerë bankash dhe punonjës të qeverisë. Rreth një mijë mësues kanë marshuar nga një lagje në Yangon drejt Sule Pagoda në zemër të qytetit kryesor të Mianmarit.

Në internet, kishte thirrje që u kërkonin punëtorëve të linin punën për të protestuar.

"Kjo është një ditë pune, por ne nuk do të punojmë edhe nëse paga jonë do të pritet," i tha agjensisë së lajmeve AFP një protestues, punëtor 28 vjeçar i fabrikës së veshjeve, Hnin Thazin.

Në Nay Pyi Taw, policia përdori topa me ujë mbi protestuesit dhe pati raportime për disa të plagosur.

Një video në internet e incidentit duket se tregon protestuesit që fërkojnë sytë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin pasi u lagën.