Chelsea me vështirësi mposht Sheffield Unitedin

Chelsea ka rigjetur formën e duhur nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

“Blutë” fituan 2-1 në transfertë ndaj Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Ishte talenti Mason Mount që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Timo Werner (43′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Një autogol i Rudiger ndikoi që shifrat të barazohen në fillim të pjesës së dytë (54′). Pas katër minutave, Chelsea fiton penallti të cilën e konkretizojë Jorginho (58′).

Me këtë fitore, Chelsea ngritët në vendin e pestë me 39 pikë.