Mësues, infermierë, nxënës e edukatore/ Rastet e reja të infektimeve në Berat

49 rastet e raportuara sot ‘pozitivë’ në qarkun e Beratit janë të shpërndara në shumë institucione arsimore, shëndetësore e biznese.

Të shpërndara sipas qyteteve:

22 raste në Berat, 14 në Urë-Vajgurore, 12 në Kuçovë dhe 1 në Poliçan. Mes të infektuarve janë 4 mësues, 7 nxënës dhe një edukatore kopshti.

1 mësues ne shkollën jopublike ‘Irfan Ngjeqari’ në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare ‘Zihni Toska’ në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Sinjë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare ‘22 Tetori’ në Berat, 5 nxënës në shkollën e mesme ‘Kristaq Capo’ në Berat, 1 nxënës në shkollën mekanike ‘Stiljano Bandilli’ në Berat dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Moravë janë mes rasteve pozitive të ditës së sotme.

Infektimet kanë vijuar edhe në disa qendra shëndetësore, ku 2 infermiere, njëra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Pobrat dhe tjetra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat janë konfirmuar ‘pozitive’.

Ndërkohë që 25 raste të ditës së sotme i përkasin kontakte familjare mes rasteve të tjera rezultojnë të prekur: 1 punonjës i Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, 1 punonjës social në bashkinë Berat, 1 elektriçist në OSHEE Berat, 1 punonjës në filalin e fondacionit Besa në Berat, 1 oficer i Policisë Ushtarake, 1 ekonomist në Raifeissen Bank në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier ndërtimi, 1 punonjëse në fasonerinë Malotex dhe 2 punonjës në fasfood Lundra në Berat.

Aktualisht numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 911.