Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja në dorën tonë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve dhe rajoneve të Tiranës.

Pasi u emëruan të gjithë drejtuesit, Basha i ka thirrur në Tiranë për të dhënë porositë e tij për fushatën që ka nisur.

SYRI.net ka mësuar edhe pjesë nga fjala që ka mbajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha.

‘Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes.

Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës.

E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të.

Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.

Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve.

Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar.

Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë.

Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë’, është shprehur ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha me drejtuesit e qarqeve.

Dega Tirana 1 + 12 + 14

ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10

JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8 

ALFRED RRUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë 

GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7

AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11 

ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16 

BELIND KËLLIÇI 

Kamëz + Paskuqan + Vorë

FLAMUR NOKA

Kukës-Flamur Hoxha

Shkodër- Helidon Bushati

Lezhë- Mark Marku

Durrës-Edi Paloka

Dibër-Xhelal Mziu

Elbasan-Gazment Bardhi

Korçë-Edmond Spaho

Fier-Enkelejd Alibeaj

Vlorë-Bujar Leskaj

Gjirokastër-Tritan Shehu

Berat -Tomorr Alizoti