Orikumi dhe gjithë krahina prej orësh në terr

Era që ka përfshirë Vlorën, lë në terr gjithë krahinën e Orikumit.

Orikumi dhe fshatrat përreth prej disa orësh kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e shkëputjes së telave elektrikë nga era.

Orikum, Tragjas, Dukat fshat, Dukat Fushë, Radhimë dhe Llogora kanë mbetur pa energji.

Ndërsa nuk pritet që energjia të rikthehet para së hënës, pasi vetëm nesër pritet ndërhyrje nga OSHEE.

Një fenomen i përsëritur mungesa e energjisë, sa herë që ka erëra të forta.

Banorët dhe bizneset e zonës janë ankuar disa herë.

Ndërkaq mungesa e energjisë dëmton dhjetëra biznese të zonës, veçanërisht në Llogorasë.