Zjarri shkrumbon një shtëpi në Lushnje

Një shtëpi në Lushnje është përfshirë në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri ka rënë rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e një 60 vjeçari.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.