VIDEO/ Alpinistët bllokohen në malin e Murganës, një 17-vjeçar thyen këmbën

Një grup alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë.

Një prej pjesëtarëve të grupit, ka thyer një këmbë për shkak të një incidenti të ndodhur prej terrenit të vështirë, duke lënë pas edhe 20 personat e tjerë që e shoqëronin.

Raportohet, se i lënduar ka mbetur një 17-vjeçar i identifikuar si Ergys Koçi, i cili nuk mund të lëvizë për shkak të dëmtimit që ka marrë në këmbë.

Si pasojë edhe të tjerët kanë mbetur të bllokuart në mal, dhe janë ndarë në dy grupe, duke kërkuar ndihmë nga ajri.

Efektivë të forcave ‘Shqiponja’ po ngjiten në mal për t’u ardhur në ndihmë, por në lartësinë rreth 1200 metra, i vetmi mjet që mund të hyjë në punë është helikopteri për të transportuar të plagosurin.

Anëtarët e grupit që po e shoqërojnë po e lëvizin 17-vjeçarin me mjete rrethanore, ndërsa edhe për vetë ata kanë nisur pasojat e temperaturave të ulëta.

Disa prej tyre kanë filluar të vuajnë nga hipotermia dhe kërkojnë menjëherë ndihmë nga instancat përkatëse.