‘Takimi i parë me mbesën’, emocionon mamanë e Ledrit

Ledri Vula së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre kanë shkuar me kaluar kohë me prindërit e tij, në Kosovë.

Mamaja e Ledrit  e ka menduar në detaje mirëpritjen e vogëlushes, duke I organizuar një surprizë të bukur.

Ky ka qenë takimi I parë për Xheraldinën me mbesën, duke e shijuar në krahët e saj, atë ëngjëll të bukur, që e bëri gjyshe.

Xheraldina nuk e ka mbajtur vetëm për vete atë gëzim aq të madh, por e ka ndarë edhe me ndjekësit e sajë në një postim në Instagram.

‘Dhe ajo arriti, e shkriu zemrën time dhe e bëri të rrahë më një ritëm tjetër’- ka shkruar në postimin e fotos. /B. Bixi, SYRI.net