", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zyrtare/ Leipzig do të presë Liverpool-in në Budapest

Ndeshja midis Leipzig dhe Liverpool, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, nuk mund të luhet në Gjermani. Arsyeja? Gjermania ka ndaluar hyrjen në territorin e saj udhëtarëve që vijnë nga një zonë ku pandemia e Covid-19 është aktive, në këtë rast Anglia.

Për këtë arsye UEFA ishte në kërkim të një vendi tjetër për zhvillimin e këtij takim. Më në fund vendi se ku do të zhvillohet ky takim, është gjetur. Do të jetë kryeqyteti hungarez, Budapest,  që do të presë ndeshjen midis dy ekipeve në “Puskas Arena” të martën më 16 Shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Anfield.