VIDEO/ Moti i keq, shtyhet ndeshja në Bundesliga

Është shtyrë përkohësisht ndeshja në Bundesligë, mes Arminia Bielefeld dhe Werder Bremen, e planifikuar për t’u luajtur sot në 18:00.

Shkak për shtyrjen e ndeshjes, janë bërë kushtet atmosferike. Stadiumi i Arminias është mbuluar nga bora, ku edhe era është e fortë.

Kjo ka bërë që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër, pasi është e pamundur të luhet në të tilla kushte. Në orët e ardhshme pritet të ketë edhe një vendim përfundimtar, për të vendosur se kur do të zhvillohet kjo sidë.