Lulic: Lufta më ndryshoi, më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të mos kesh asgjë

Futbollisti boshnjak i Lazio-s, Senad Lulic ka dhënë një intervistë të gjatë për programin “Tell Me”, ku kujtoi periudhën e vështirë që kaloi në atdhe gjatë luftës: "Çfarë mbaj mend nga lufta në vendin tim? Një fëmijë 6 vjeçar mban mend shumë. Ka qenë një periudhë shumë e keqe, për këtë arsye në vitin 1998 u transferuam në Zvicër me dy motrat e mia, nënën dhe babanë tim. Një motër tjetër ishte e martuar dhe mbeti në Bosnjë. Ne luanim me fëmijët e tjerë, por nuk ishte si sot. Sapo dëgjoje sirenat duhej të largoheshe, pasi aty do të ndodhte një bombardim. Ne fshiheshim në një bunker, me shpresën që gjithçka do të shkonte mirë. Mostari (vendi i origjinës së kapitenit 35 vjeçar të Lazios) ishte i ndarë, mes boshnjakëve dhe kroatëve. Njerëzit u përpoqën të jetonin në atë situatë. Gjatë luftës ishte shumë e vështirë, shumë njerëz u larguan nga Bosnja dhe nuk u kthyen më në vendin e tyre.

Toka ime sot? Tani ajo ka ndryshuar shumë. Prindërit jetojnë në Bosnje. Kur nuk jam i impenjuar me futbollin, unë shkoj dhe takoj familjen time.

Sa ju ndryshoi lufta? Shumë! Ju i vlerësoni gjërat që keni shumë më tepër. Lufta ishte shumë e keqe por më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të mos kesh asgjë. Do të përpiqem t'i bëj të rinjtë dhe fëmijët e mi të kuptojnë dhe ta vlerësojnë atë që kanë!"

Bosnje dhe Hercegovina njihet me ngjarjen tragjike që njihet si "gjenocidi i Srebrenicës", ku humbën jetën mbi 8 mije meshkuj boshnjakë të vrarë nga serbët. Krahas kësaj ky vend ka njohur edhe tragjedi të tjera të ngjashme si ajo e Sarajevës, Vishegradit, Prijedorit, Zvornikut, Foças, apo Bijelinës. Boshnjakët kanë qenë preh e shumë dramave të ngjashme me atë të Srebrenicës.

 

Bashkë me fillimin e copëtimit të ish Jugosllavisë më 29 shkurt, më 1 mars Bosnje Hercegovina përmes një referendumi shpalli pavarësinë, por bashkë me këtë referendum fillojë edhe një luftë e cila zgjati deri në vitin 1995, luftë kjo që ishte nga më të përgjakshmet në historinë e këtij vendi. Në këtë luftë shumica boshnjakë rreth 100 mijë persona humbën jetën, afërsisht 50 mijë gra u përdhunuan dhe rreth 2 milionë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre.