E rëndë/ Vajza 30 vjeçe godet me thikë të atin dhe vëllain

Një vajzë 30 vjeçe sulmoi sot me thikë të atin dhe vëllain duke i lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Të dhënat e para flasin se vajza kishte probleme mendore.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje””, njofton policia e qarkut të Fierit.