VIDEO/ Ja si grabitet marketi në Pogradec, theu xhamin me gurë dhe zbrazi sirtarin….

Eshtë vjedhur një market në qytetin e Pogradecit. Sipas burimeve policore konfirmohet që grabitësi ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lek të vjetra. Nga pamjet e siguruara nga Syri tv, shihet një shtetas i cili ka thyer me gurë derën e marketit dhe ka hyrë brenda në market dhe është drejtuar për nga kasa dhe ka marrë lekët.

Bëhet me dije gjithashtu se se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë afër mesanatës.