Ndarja nga jeta e Milutin Kërçiç/ Reagon presidenti Duka: Lajm të trishtë, ai rrëmbeu...

Bota e sportit në vendin tonë u zgjua me një lajm mjaft i trishtë. Ikona e klubit të Skënderbeut, Milutin Kërçiç u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Pas këtij lajmi të rëndë, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në faqen zyrtare shkruan se kjo e diel ka nisur me një lajm të trishtë për ndarjen nga jeta të Kërçiç, duke i shprehur ngushëllimin familjarëve dhe të afërmve të tij.

POSTIMI I DUKËS:

 

Kjo e dielë nisi me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar dhe për komunitetin sportdashës korçar.

 

Milutin Kërçiç, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar Shpresa u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

 

Kërçiç është një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar, ku luajti në vitet ’70-’80 dhe kontribuoi më pas me përvojën e tij të vyer për disa sezone si pjesë e stafit teknik.

 

Me talentin e tij ai rrëmbeu zemrat e tifozëve korçarë, duke mbetur një nga futbollistët më të dashur për këtë komunitet.

 

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

 

I paharruar qoftë kujtimi i Milutin Kërçiç!