Ish-konkurrentja e Përputhen, i rrëfen të gjitha: Nëse largoheshe nga emisioni paguaje ...

Ish konkurrenjta e ‘Përputhen’, Shqipja, ka qenë mjaft aktive dhe pas daljes së saj nga programi, ku nuk kanë munguar deklaratat dhe informacionet e ndryshme dhe të njëpasnjëshme që ajo ka dhënë për programin dhe për konkurrentët e tjerë.

Një nga çështjet kryesore për të cilat Shqipja ka zgjedhur të mos heshtë dhe të ngrejë zërin, është pikërisht Tea dhe marrëdhënia e saj me Beartin, për të cilën po flitet shumë së fundmi.

Ndërsa, gjatë një interviste për emisionin “Stacion” në News 24, ajo tha se megjithatë produksioni nuk ka marrë masa të rrepta.

“Në fillim fare nuk desha ta firmosja kontratën. Është dy faqe. Për arsye se thashë po të dua të iki, që të mos më pëlqejë askush këtu brenda dhe të më ‘çmendin’. Ti nuk e di se çfarë tipash janë. Pastaj thashë po ika unë do paguaj 5 mijë euro. Në qoftë se ne thyem rregullat dhe në momentin që do të dalim nga emisioni, kontratën produksioni nuk e ka mbajtur. Kush ka dashur të iki, ka ikur”- u shpreh Shqipja.