Pamje mahnitëse nga Italia/ Vendi mbulohet nga bora e verdhë

Duket si një kartolinë, por në fakt janë disa pamje të shkëputura nga një zonë jo shumë larg vendit tonë, zonën e Valle d’Aosta , një nga vendet më të frekuentuara në Itali nga turistët.

Bora që ka pushtuar gjithë zonën nuk është aspak e zakonshme, pasi është me ngjyrë të verdhë.

Fenomeni është shkaktuar nga një “stuhi rëre” që vjen nga Afrika e Veriut në Evropën Qendrore dhe e cila ka transportuar rërën e Saharasë në Alpe, që tashmë është përzier me dëborën që ka rënë së fundmi në këtë zonë, duke falur disa pamje fantasike për pushuesit.