Pasi kafshojnë për vdekje një nga punonjësit, dy tigra arratisen nga kopshti zoologjik

Një tigër është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është ende në gjendje të lirë, pasi vrau një roje në kopshtin zoologjik në ishullin Borneo.

Tigrat Sumatran u çliruan nga kopshti zoologjik në territor, pasi moti i egër formoi një rrugë arratisjeje.

Një rrëshqitje e dheut, e shkaktuar nga ditët e shiut të rrëmbyeshëm në territorin indonezian Kalimantan Perëndimor të ishullit,  hapi rrugën që kafshët të largohen nga kopshti zoologjik 'Sinka' të Singkawang.

Një kujdestar i kopshtit zoologjik 47-vjeçar, u gjet i vdekur me gërvishtje dhe plagë kafshimesh në trup, të premten, raporton 'ABC' e Australisë .

Ata gjetën gjithashtu, një struc dhe një majmun të ngordhur afër.

Autoritetet u nisën në ndjekje të dy tigrave 18 muajsh, ndërsa ishulli mbylli vizitat turistike.

Sadtata Noor Adirahmanta, kreu i një agjencie lokale të ruajtjes i tha agjencisë së lajmeve AFP, se ishin të detyruar të qëllonin një nga tigrat .

"Ne u provuam së pari me një armë qetësuese por nuk funksionoi, kështu që u detyruam të gjuajmë tigrin sepse ai tashmë po sillej shumë agresivisht," tha Sadtata.

Autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë në xhungël përreth tigrit të dytë, i cili mbeti i lirë të shtunën.