Makina e policisë përplaset me një mjet tjeter, tre të plagosur

Një makinë policie u aksidentua paraditen e sotme në Laknas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:18, tek kryqëzimi i Bërxullit, ku janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.