‘Eshtë goditur me levë pas koke’, ja çfarë thotë djali i 57-vjeçarit nga Ballshi: E kanë vrarë

Nëntë ditë pasi u dhunua nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë ka ndërruar jetë 57-vjecari Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi.

Ai ishte i shtruar te spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 57-vjeçari ndërroi jetë.

Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por mesditën e djeshme ka ndërruar jetë.

Policia kreu ndalimin e autorëve ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.

Ndërkhë në një prononcim për medita djali tij tha se babia I tij Fatmir Sinanrrapaj ishte vrarë dhe se ai nuk merrej me politike. Ai kishte dalë nga klubi dhe po shkonte në shtëpi kur është goditur ne menyre të pabesë.

Intervista