Rivaldo: Messi ka marrë më pak nga sa i ka dhënë Barcelonës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo, mendon se Leo Messi ka vendosur për të ardhmen e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sport” brazilian u shpreh se fakti që flitet për shpresën për ta parë akoma te Barça lë të kuptohet se e dinë se ai ka marrë vendim për të ardhmen.

Rivaldo gjithashtu komentoi edhe publikimin e shifrave të kontratës së Leos.

“Publikimi i këtyre informacioneve ka qenë sigurisht një gjë negative”, ka thënë Rivaldo. “E gjitha kjo mund të jetë e dëmshme. Dhe nuk mund të mohohet se ata që i kanë publikuar këto informacione, e kanë bërë për të krijuar kaos”.

“Nuk besoj se duhet të ketë ndonjë diskutim në lidhje me shifrat. Nuk është e drejtë të kritkohet ajo kontratës, sepse Messi nuk shënon vetëm gola, por tërheq sponsorë, media, tifozë. Kjo është një marrëveshje normale që Messi ka nënshkruar dhe besoj se ka marrë më pak nga sa i ka dhënë Barcelona-s”.

Në lidhje me të ardhmen e Pleshtit: “Mendoj se e di se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. Fakti që flitet për shpresën për ta parë akoma te Barça lë të kuptohet se e dinë se ai ka marrë një vendim për të ardhmen”, ka shtuar braziliani.

“Gjithsesi, mendoj se klubi duhet të provojë ta mbajë sepse do të përfitojë akoma shumë nga ai”.