Për herë të parë, Tea dhe Bearti japin intervistë si çift: Jemi shumë të lumtur

Pas skandalit dhe publikimit të fotove që faktonin që Tea dhe Bearti janë në një lidhje, për herë të parë, çifti ka dhënë një intervistë të shkurtër në Prishtinë për 'Prive'.

"Sa jeni të lumtur bashkë?", u pyet dyshja, dhe njëzëri Tea e Bearti u përgjigjën "Shumë" duke parë njëri-tjetrin në sy.

E teksa çifti u pyet për zhurmën e madhe që bëri lidhja e tyre në rrjet, Tea u shpreh: "Drama më e madhe dhe palidhje mendoj, ka kauza shumë më të rëndësishme që duhen diskutuar sesa dashuria jonë".