Pesë të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjatë orëve të fundit në Kryeqytet janë arrstuar 5 qytetarë.

Një 25 vjeçar me inicialet J.C ka rënë në prangat e policisë, pasi në lagjen “Ali Demi”, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J. M., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme, tek ish-“Sheshi Shqiponja”,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Sh., 52 vjeç  i cili ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
A. R., 29 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.
A. T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur

Ndërkohë materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme