Bora e verdhë në vendin fqinj çudit turistët dhe banorët vendas

Në orët e para të mëngjesit, banorët dhe turistët në Valle d’Aosta kanë mbetur të çuditur kur kanë dalë në dritare dhe panë peizazhin.

Një pamje për kartolina vjen zona më e frekuentuar nga turistët në Itali në këtë stinë, ku bora që ka pushtuar malet është me ngjyrë të verdhë.

Fenomeni është shkaktuar nga një “stuhi rëre” që vjen nga Afrika e Veriut në Evropën Qendrore dhe e cila ka transportuar rërën e Saharasë në Alpe.

Rërë që tashmë është depozituar në dëborë, e cila ka rënë me bollëk në zonën e Valle d’Aosta javët e fundit.