Mbi 167 kg drogë kapen në kufirin shqiptaro-grek
Një sasi e madhe e madhe e lëndës narkotike është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek.
Burime për media bëjnë me dije se droga u kap në Rajo të Igumenicës, pranë një ferme.
Sipas informacioneve, me ndihmën e dy qenve nuhatës dhe shumë forcave policore, policia greke arriti të kapë 6 çanta me 83 pako, që përmbanin 167 kg 510 gram marijuanë.
Lënda narkotike kishte kaluar nga kufiri gjelbër, ndërkohë që në pranga ra një shtetas shqiptar, i cili kishte transportuar drogën dhe një tjetër është shpallur në kërkim.