Sherif Kallaku shënon golin e dytë në Kroaci

Goli i dytë sezonal i Sherif Kallakut nuk i mjaftoi Lokomotivës së Zagrebit për të evituar humbjen ndaj Rijekas dhe për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

22-vjeçari zhbllokoi sfidën e javës së 20-të të kampionatit kroat ndaj Rijekës në minutën e 12-të.

Ish-mesfushori i Teutës u asistua nga shqiptari Enis Çokaj.

Edhe pse Lokomotiva kryesonte 2-0 në fund të pjesës së parë, Rijeka përmbysi ndeshjen me 3 gola në 20 minutat e fundit.

Deri tani, Kallaku ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit duke shënuar dy gola.

Golin e parë e ka realizuar në sfidën e 18 shtatorit të vitit të kaluar kundër Sibenikut, takim që Lokomotiva e humbi me rezultatin 3-2 ashtu si edhe sot.