A ke shkuar me një shok skuadre të Blerim Dzemailit? Ja si përgjigjet Erjona Sulejmani

Erjona Suljemani ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Ish-gruaja e Blerim Dzemaili-t përflitet shpesh për lidhje me futbollistë.

Ka qenë vetë ajo që ka hedhur dritë mbi jetën e saj sentimentale dhe ngacmimet e mundshme.

Modelja u është përgjigjur disa pyetjeve shumë intime.

Ndjekësit e kanë pyetur nëse kishte patur një histori me Petagna-n ose Balotelli-n (përgjigje negative) dje më pas nëse kishte pasur një histori me një shok skuadre të ish-burrit të saj, Blerim Dzemaili.

“Këto gjëra ua lë të tjerave”, është përgjigjur ajo.

Një ndjekës tjetër e ka pyetur: “Të ka kontaktuar ndonjë futbollist i famshëm?”. Përgjigjja e Erjonës ka qenë: “Çdo ditë!”.