Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe mbi 400 raste me Covid

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 404 raste të reja nga 2727 testime të kryera.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe 8 viktima nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga nisja  e pandemisë shkon në mbi 94 mijë.

Prej tyre 2,916 persona nuk e kanë fituar betejën ndërsa 7,948 raste janë ende aktive.