Tragjike/ Zjarri përfshin spitalin Covid, mjekja e re nuk i braktisi pacientët, vdes bashkë me 3 prej tyre

Pasi zjarri përfshiu spitalin Covid në Ukrainë, një doktoreshë e re dhe tre pacientë të saj të infektuar kanë vdekur nga shpërthimi i oksigjenit.

Mjekja heroike 26 vjeçare Olha Hliva, qëndroi e vendosur për të shpëtuar pacientët e saj me moshë nga 69 deri në 90 vjeç, pasi shpërthimi ndezi në flakë të gjithë repartin.

Ajo nuk i braktisi pacientët e pashpresë të lidhur në ventilatorë frumëmarrjeje dhe u përpoq t’i nxirrte nga dhoma që digjej.

“I gjithë reparti është djegur”, tha një prej zjarrfikësve që punuan në vend ngjarje, në qytetin Zaporizhia në juglindje të Ukrainës.

Hetuesit thanë se rrjedhja e oksigjenit në një prej ventilatorëve shkaktoi shpërthimin deh zjarrin që pasoi.

Viktimat kishin vdekur të gjithë nga djegiet, pasi ishin bllokuar në repartin që digjej.

Ministri ukrainas i shëndetësisë Maksim Stepanov tha: “Zjarri u përhap shpejt dhe viktimat, shumica e të cilëve të paaftë për të lëvizur, nuk kishin shanse shpëtimi”.

Policia tha se kishte arrestuar personin përgjegjës për pajisjet mjekësore dhe për sigurinë ndaj zjarrit në spital.

Miqtë e shumtë të Olha Hliva i bënin homazhe doktoreshës së talentuar në rrjetet sociale, duke thënë se ‘mjekësia ishte pasioni i saj, të cilës i qëndroi besnike deri në fund”.