VIDEO/ Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina në Pyllin e Sodës

Është gjendur e djegur pranë Pyllit të Sodës në Vlorës, makina e përdorur nga atentatorët për ekzekutimin e 41 vjeçarit, Gentian Qarri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet.

Makina është shkrumbuar plotësisht ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të kryer ekspertizën e mjetit.

Viktima, Gentian Qarri, dyshohet se ka një të shkuar kriminale në trafikun e lëndëve narkotike, gjë që pritet të vërtetohet edhe nga policia.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.