Kush është viktima e atentatit në Vlorë

Është zbuluar identiteti i personit që humbi jetën në mbrëmje në Vlorë pasi u qëllua nga një automjet në lëvizje.

Ai është Gentian Qarri, 40 vjeç me pseudonimin Gece.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe babai i tij.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.