La Liga/ Real Madridi përmbys Huescën, golat vijnë nga një mbrojtës

Reali i Madridit ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Huescës në transfertë.

Shifrat u hapën në minutën e 48-të ku lojtari i Huescas, Galan, kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Pas 7 minutash, Rafael Varane ka rikthyer baraspeshën. Goli i fitores dhe i përmbysjes erdhi në minutën e 84-t, ku përsëri ishte Varane ai që realizoi, duke qenë heroi i sfidës për skuadrën merengues.

Me këtë fitore skuadra e Zinedine Zidane pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve.