Detaje të reja/ Si u qëllua me kallashnikov i riu në Vlorë ndërsa lëvizte në këmbë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mbrëmje në Vlorë, ku një person raportohet se është plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Sipas burimeve nga terreni të shtënat kanë qenë me armë kallashnikov.

Dyshohet se i riu po lëvizte në këmbë, kur e kanë goditur nga një automjet.

Deri më tani raportohet vetëm emri i personit të plagosur, I njohur si Gentian.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në vendngjarje ka pasur dëshmitarë të shumtë.

Ndërkohë që policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe për të kapur autorët.