Covid-19/ Mbi 13 mijë raste dhe 385 viktima në Itali

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 13,442 raste të reja me koronavirus, nga 282,407 testime të kryera në rang kombëtar.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se 385 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi,  duke e rritur numrin e përgjithshëm të fataliteteve që nga fillimi i pandemisë në 90,003.

Aktualisht mbi 427 mijë njerëz janë të infektuar. Prej tyre, 405,516 janë në izolim në shtëpi, 19,408 janë të shtruar në spital me simptoma dhe 2,110 janë në kujdes intensiv.