‘Shumë lojtarë të njohur duan ta kenë Wandën’/ E thotë e motra e bashkëshortes së Icardit

Zaira Nara, motra e Wanda-s, e cila është bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka zbuluar një prapaskenë gjatë pjesëmarrjes në programin argjentinas “Corta por Lozano”.

Sipas Zaira-s, janë të shumtë lojtarët që duan ta kenë Wanda-n si menaxhere të tyren:

“Në Milano, kemi shkuar me Jakob (partneri) në një hotel për darkë. Wanda po negocionte rinovimin e Mauro-s. Ajo është shumë e vendosur në negociata, një nga to persona që ta mbyll telefonin duke të thënë ‘kur të kesh arritur te shifra që po të kërkoj, më telefona, përndryshe mos më merr'.

Lojtarë të ndryshëm duan që Wanda të jetë përfaqësuesja e tyre. Nuk i përmend emrat, por janë lojtarë të njohur dhe shumë të rëndësishëm.

Janë lojtarë të klubeve të tjerë: i kanë kërkuar leje Mauro-s. Por puna e menaxherit kërkon shumë kohë, nuk është vetëm firma në kontratë”, pohoi Zaira.