Greqi/ 1,113 raste të reja dhe 29 vdekje nga Covid-19

Organizata  Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmoi sot  1113 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 12 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 163213.  Ndërsa 249 pacientë trajtohen të intubuar,  1161 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe  29 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5951 vdekje në total në vend.