‘Kampion për gënjeshtrat që lëshon’/ Tabaku-Veliajt: Një ditë do përgjigjesh për Ndragetën, betonin…

Ish deputetja e PD-së dhe drejtuesja politike në degën 2, 3, 10 të Tiranës, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Veliajt, duke i kujtuar se Tirana e mban kampion jo për ‘veprat e mira’, por për gënjeshtrat që ai lëshon.

‘Një ditë do të përgjigjesh edhe ti për përgjimet e Ndragheta, betonin në Tiranë dhe vjedhjen e fondeve. Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Erion, ty e gjithë Tirana të mban kampion jo aq për veprat por për gënjeshtrat që lëshon.

Një ditë do të përgjigjesh edhe ti për përgjimet e Ndragheta, betonin në Tiranë dhe vjedhjen e fondeve. Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht.

Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.

Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë.

Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Angazhohemi të ndërtojmë shkolla të reja dhe jo tiu marrim prindërve taksa ekstra për t’ia çuar inceneratorëve siç bën sot Bashkia Tiranë.

Në 25 prill Tirana Fiton, Shqipëria Fiton!