FOTO/ Plas grushti pas ndeshjes së kampionatit shqiptar, përfshihen drejtues, lojtarë dhe tifozë

Ndeshja e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë, Vora-Besëlidhja, e luajtur sot në kompleksin “Internacional” në Pezë, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vorak.

Mirëpo, pas ndeshjes plasi grushti jashtë fushës. Drejtuesit e të dyja skuadrave, pjesëtarë të stafit, lojtarë dhe tifozë të pranishëm jashtë rrethimit janë përfshirë në një zënkë masive.

“Panorama Sport” ka siguruar foto të sherrit.

Ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar disi situatën, në një kohë që gjithçka doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Lezhjanët e mbyllën këtë takim me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Hoxhës me karton të kuq.

Nuk mungoi as tensioni në fushë, por degjeneroi pasi u mbyll ndeshja.