Neymar mungon në stërvitje me PSG, ja arsyeja

A do të jetë Neymar në Velodrome nesër në mbrëmje në ndeshjen ndaj Marsejës? Tani për tani ka paqartësi, pasi braziliani nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm.

PSG raporton se braziliani është i sëmurë, ai vuan nga gastroenteriti. Mauricio Pochettino pritet të thotë diçka më shumë në konferencën për shtyp të pasdites së sotme. Pembele është pozitiv me Covid-19, ndërsa Dagba, Navas, Herrera dhe Diallo janë gati për nesër.