Kosovë, 321 të reja raste me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive dhe është shënuar 1 viktimë nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.

Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.