Ndërron jetë nga COVID-19, nëna e re që sapo kishte lindur fëmijën e tretë

Ka ndërruar jetë në Sanatorium, një nënë 28-vjeçare nga Vloçishti i Maliqit, e cila vetëm pak ditë më parë lindi fëmijën e saj të tretë. Vdekja e saj ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Pas lindjes, lehonën e shtruan në spitalin Shefqet Ndroqi për shkak se ishte e infektuar dhe doli nevoja edhe për intubimin e saj, por ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes COVID-19.

Rasti i saj i shtohet sot tragjedive të tjera prej pandemisë, që po prekin familjet shqiptare sidomos në një kohë kur infektimet po njohin përhapje të madhe.