Prekëse/ Gruaja bën një zbulim të ëmbël me 'Google Street View' jashtë shtëpisë së saj të vjetër

Shumë prej nesh kanë kaluar ca kohë në Google Earth, i cili ju lejon të zmadhoni rrugët në anën tjetër të globit nga komoditeti i divanit.

Makinat që kapin pamjen ndonjëherë marrin më shumë sesa vetëm arkitekturën ose kalimet e përditshme.

Një grua, zbuloi një kujtim mjaft të ëmbël pasi shikoi shtëpinë e gjyshes së saj.

Ajo vdiq në vitin 2019, por në Google Earth, ajo mund të shihet e ulur jashtë pronës.

Gruaja ndau një video të momentit të ëmbël, duke shtuar: "Gjyshja ime ndërroi jetë në 2019 por në Google Earth ajo është ulur jashtë duke shijuar një ditë të bukur vere."

Videoja e saj është parë më shumë se 300,000 herë që kur është shpërndarë në TikTok.