Muzika në zi, ndërron jetë këngëtari i njohur i muzikës popullore

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Rifat Kida,  ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Ishte motra e tij ajo që bëri të ditur lajmin e hidhur për ndjekësit, teksa shkroi:

“Miqtë e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndërroi jetë vëllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”.