Kader mëson të vërtetën dhe qëllon me shpullë Meralin, sot në 'Lule të vetmuara'

Ali ia thotë troç Toprakut se ai e pëlqen Ejlylin.

Toprak i jep miratimin Aliut për ta njohur më tepër Ejlylin.

Kader ndihet e dëshpëruar dhe mendon se askush nuk e do.

Neriman merr një letër nga ministria dhe pezullohet nga puna.

Ezhder mëson se Meral ka mashtruar dhe mbesa e tij e vërtetë është Kaderi. Ai e ndan këtë lajm me Maxhiden dhe Zehra dëgjon gjithçka.

Për të mbrojtur veten ajo ia lë të gjithë fajin Meralit. Meral përgatit një surprizë për mikeshat e saj që t’i gëzojë ato sadopak.

Ajo vendos me këtë rast t’i tregojë gjithçka Kaderit. Kader e ka mësuar të vërtetën para se t’ja thotë Merali.

Ezhder i ka treguar gjithçka. Kader qëllon me shuplakë Meralin në sy të gjithë shoqeve./revistawho.com