Ana Kauri përjeton emocione të forta gjatë prezantimit: Dua pak publicitet...

Pas mungesës së moderatores Bora Zemani si shkak i infektimit me Covid-19, një nga konkurrentet e 'Përputhen', Ana Kauri, mori rolin e prezantueses.

Mirëpo, ditën e djeshme një ndodhi, më saktë një suprizë,  e bëri Anën të humbte toruan.

Një tufe me lule dhe një pusullë i erdhi papritur Anës në program. Supriza i ishte bërë nga nja nga djemtë e emisionit i cili kërkonte një kërcim.

Duket se Ana u emocionua shumë nga kjo suprizë, e cila e gjeti atë të papërgatitur.

“Unë dua pak publicitet se ndihem shumë e emocionuar dhe kam pak nevojë të marr veten”- tha ajo.

Nuk zgjati shumë dhe u zbulua se kush ishte djali i suprizës, pasi Riniani e ftoi atë në një kërcim.