Mos fshihet në Shqipëri, Tushi?! Kosova me foto kërkon ndihmë për kapjen e grabitësit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit, të japin informacion për një person të shpallur në kërkim që quhet Tush Frokaj, 45 vjeç, për të cilin është publikuar edhe kjo fotografi.

Tush Frokaj i lindur më 25 qershor 1975 në fshatin Kosh-Istog akuzohet për vjedhje të rëndë.

Kërkesa për ndihmë dhe bashkëpunim nga qytetarët në Kosovë, Shqipëri dhe Rajon është bërë në veçanti nga Drejtoria e Policisë së Pejës për gjetjen e vendit ku fshihet dhe arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com