‘Jam gay’ ndjekësi i beson një sekret Angela Martinit dhe modelja ka dy fjalë për të

Angela Martini është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan shpesh momente nga përditshmëria me ndjekësit.

Ditën e djeshme, ajo ndau një mini-intervistë në InstaStory me fansa,t teksa ju kërkoi atyre t'i besonin një sekret.

Një nga ndjekësit i besoi modeles një nga sekretet më të mëdhenj në jetën e tij, të cilin nuk i'a kishte thënë askujt më parë.

"Jam gay, je njeriu i parë që po i tregoj këtë ndjenjë të çuditshme por të parealizueshme në Shqipëri", shkruante ndjekësi.

Ndërsa modelja ju përgjigj: Nuk ka asgjë të keqe të jesh gay. Është diçka e bukur. Dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”.