Durrës, gjendet i mbytur në breg të detit një burrë

Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i mbytur në breg të detit në Vlorë. Identiteti i tij ende nuk dihet. Policia e Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes, tha se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet kanë nisur mbi shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit. 

Policia tha: "Sot më datë 6 shkurt 2021, në orën 7:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."