VIDEO/ Françeska Jaçe kandidate për deputete në Vlorë, përballë Edi Ramës!

Françeska Jaçe, vajza e famshme e spektaklit në Shqipëri, ka vendosur të kandidojë për deputete në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata është bërë prej saj në emisionin Prive, ku për herë të parë në 60 sekonda ka treguar aq shumë për veten, që nga pjesëmarrja në politikë deri tek fustani më i shtrenjtë e orgazmat e saj.

Por, kandidatura e saj në Vlorë, e paspecifikuar se për cilin kah politik, vë në vështirësi të madhe Kryeministrin Edi Rama, pasi dihet se Jaçe ka një numër të jashtëzakonshëm adhuruesish.

 “A je demokrate a socialiste?” ishte njëra prej pyetjeve që iu drejtua dhe përgjigja qe befasuese për ndjekësit e saj:

“Kam ndërmend që ta hedh vetë kandidaturën  në Vlorë, si deputete e Vlorës ,kështu që ngelet për t’u parë!”.

Tronditja që pësuanfansat e saj pas kësaj deklarate, ku politika iu rrëmben edhe vajzën e bukur dhe zbavitëse, u rëndua nga pyetjet që erdhën më pas:

“A je shtirur ndonjëherë gjatë një marrëdhënieje intime?” dhe përgjigja e saj ishte: “Edhe jam shtirur!”.

“Gjëja më e shtrenjtë në garderobë, që ke?” e përgjigja ishte: “Një fustan diku tek 5 mijë euro”.

“Po brenda një nate, sa orgazma?” dhe Jaçe u shfaq e sinqertë: “Shumë pak”./ar.sh/SYRI.NET