Përcillet për në banesën e fundit bosi i firmës piramidale ‘Gjallica’

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme, Fitim Gërxhalliu, i njohur ndryshe edhe si bosi i firmës piramidale ‘Gjallica’. Gërxhalliu u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare dhe është përcjellë sot për në varrezat e Sharrës.

Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, që u ndërtua ashtu sikurse dhe disa të tjera në vitet ‘90.

Nga kjo skemë u shkaktua një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona. Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.

Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë.