Bayern Munchen fiton ndaj Hertha Berlin, i mjafton goli i Coman

Bayern Munich  fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hertha Berlin në trasnfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga.

Në fushën e mbuluar me dëborë të “Olympiastadion” në Berlin, kampionët në fuqi të Evropës e nisën vrrullshëm takimin.

Leroy Sane fitoi një penallti në minutën e 12-të, por Robert Leëandoëski nuk u tregua i saktë.

Pak minuta më vonë do të vinte dhe goli i avantazhit për bavarezët, me anë të Kinglsey Coman. Hertha nuk u dorëzua dhe provoi të shënonte golin e barazimit, por pa sukses.

Falë këtij suksesi, bavarezët përkohësisht janë dhjetë pikë përpara, Leipzig . Hertha nga ana e saj vazhdon të flirtojë me zonën e kuqe.